Ky qytet ndalon fishekzjarret

Kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri ka urdhëruar ndalimin e fishekzjarrëve dhe mjeteve tjera piroteknike në Vushtrri.

Xhafer Tahiri, kryetari i Vushtrrisë njoftoi se ka urdhëruar ndalimin e fishekzjarrëve dhe mjeteve tjera piroteknike në këtë komunë.

Lajmin për ndalimin e bëri të ditur vetë Tahiri me anë të një postimi në facebook.

“Pas shume ankesave nga qytetaret, me qëllim të rritjes së sigurisë, sot kam urdhëruar ndalimin e shitjes dhe përdorimit të fishekzjarreve dhe mjeteve tjera piroteknike në sheshin kryesor të qytetit te Vushtrrisë dhe në vendet tjera publike si tregje, rruge e sheshe!”, shkroi Tahiri.

Xhafer Tahiri para pesë ditësh ka hequr edhe derën e zyrës së tij për të treguar se ëahtë transparent ndaj qytetarëve.

Edhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ndaloi mjetet piroteknike në vende publike në Prishtinë.