Ky është trajneri i ri i Spanjës pas shkarkimit të Lopeteguit

Fernando Hierro është emëruar trajner i Spanjës për ta udhëhequr Kombëtaren në Kupën e Botës në Rusi.

Ish-legjenda e Spanjës dhe Real Madridit Hierro do ta drejtojë ekipin kombëtar gjatë Botërorit që nis nesër në Rusi, transmeton Gazeta Express.

Loading...

Sot më herët, Federata e Futbollit të Spanjës e shkarkoi Julen Lopetegui duke i tronditur të gjithë. Shkarkimi i tij erdhi si pasojë e marrëveshjes që Lopetegui e kishte bërë fshehurazi me Real Madridin për t’u ulur në stolin e këtij të fundit pas përfundimit të Botërorit.

Presidenti i Federatës spanjolle tha se ata nuk kishin qenë në dijeni dhe e kishin kuptuar se Lopetegiu do t’i bashkohej klubit madrilen vetëm pesë minuta para se njoftimi të bëhej publik.

Hierro do të debutojë të premten kur Spanja zhvillon ndeshjen e parë në Grupin C kundër Portugalisë. /Gazeta Express/