Ky është togeri i Policisë së Kosovës që vdiq nga vetaksidentimi me armë zjarri

Pjesëtari i Policisë së Kosovës, i cili ndërroi jetë mbrëmë është Halit Zhdrrella.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Zhdrella ndërroi jetë si pasojë e lëndime të marra nga vetaksidentimi me armë zjarri.

Loading...

Zhdrella ishte nga fshati Penuh, komuna e Podujevës dhe punonte si kapiten në Departamentin e Krimeve Ekonomike.

E ngushëllime për vdekjen e Zhdrellës kanë shprehur persona të ndryshëm e kolegë të të ndjerit.

Ndryshe rrethanat e këtij rasti nuk janë bërë ende të ditura deri në dhënien e detajeve nga vetë Policia e Kosovës. Vetëm se dyshohet që Zhdrella humbi jetën përderisa kishte dalë për gjueti.