Ky është telefoni i mençur që kushton 14.000 $

Një pajisje e re 14,000 dollarëshe nga Sirin Labs e cila doli në shitje të mërkurën,pretendon të ketë të inkorporuar teknologji dhe siguri të shkallës ushtarake të përdorura nga agjencitë e inteligjencës.

Loading...

Tiparet speciale të telefonit inteligjent “Solarin” përfshijnë një çelës që aktivizon një “mburojë sigurie” dhe mundëson kodim ekstra. Ai vjen gjithashtu me një aplikacion në largësi që i lejon zotëruesit të lokalizojë, kyçë ose dhe të zhdukë telefonin.

Ka dhe kompani të tjera telefonash inteligjentë që pretendojnë që telefonat e tyre janë shumë të sigurt, si Blackphone i Silent Circle, i cili shitet për 799 dollarë. Por Sirin thotë që projektimi dhe tiparet e shkallës më të lartë e veçojnë Solarin nga të tjerët.

Telefoni Android u zhvilluar në Suedi dhe Izrael në një periudhë dy vjeçare. Pajisja është krijuar nga mbi 2,500 komponentë dhe mund të përdoret kudo në botë.

Ai ka tiparet klasike të çdo telefoni inteligjent, duke përfshirë një kamerë 23.8-megapixel, ekran me rezolucion 2K, 128GB memorie të brendshme dhe një ndijor për shenjat e gishtave.

Solarin është i rëndë. Me 250 gramë, telefoni inteligjent peshon pothuajse dyfishin e iPhone 6.

/krokodili/