Ky është personi që u vra dje në Veternik të Prishtinës, është nga ky fshat i Kosovës (FOTO)

Gjatë natës së mbrëmshme është vrarë një person duke tentuar të vjedhë në një shtëpi në Prishtinë. Sipas burimeve bëhët të ditur se personi i vrarë është K.Krasniqi, i moshës rreth të 40-ave, nga fshati Makovc, shkruan Indeksonline.

Loading...

Vrasja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 kur disa hajna kishin hyrë për të vjedhur në një shtëpi, ndërsa pronari i shtëpisë ishte përgjigjur me armë duke e lënë një të vdekur.

 

 

Dyshohet se ishin katër persona që kishin tentuar të kryejn hajninë, ndërsa njëri nga ta ka mbetur viktimë e rastit.

Hetuesit policor kanë qëndruar deri vonë në vendin ku ka ndodhur vrasja në Veternik të Prishtinës.

Ata kanë marrë të gjitha gjurmët nga vendi i ngjarjes në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin./Indeksonline/