Ky është njeriu më i pasur në Kinë

Themeluesi i gjigantit kinez të tregtisë online “Alibaba”, Jack Ma, me pasurinë personale prej 270 miliardë yuan (39 miliardë dollarë) u bë njeriu më i pasur në Kinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Loading...

Në listën e më të pasurve të kompanisë hulumtuese Hurun me seli në Shangai, Ma zuri vendin e parë me pasurinë personale prej 270 miliardë yuan.

Ndërsa më i pasuri për vitin e kaluar, drejtori ekzekutiv i kompanisë të pasurive të patundshme Guangcou Evergrande, Xu Jiayin me pasurinë prej 250 miliardë yuan (36 miliardë dollarë) këtë vit zuri vendin e dytë në listë.

I treti në këtë list është CEO i kompanisë së teknologjisë, Wechat Tencent, Pony Ma me pasuri prej 240 miliardë yuan (35 miliardë dollarë).

Pasuria totale e 10 të parëve në listë është 255 miliardë dollarë, ku 28.7 për qind është e përbërë nga gratë, ndërsa më e pasura e vitit të kaluar edhe këtë vit mbeti në vend të parë me pasuri prej 22 miliardë dollarë.