Ky është i riu që humbi jetën në aksidentin e sotëm në Drenas

Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi sot në Zabel të Ulët të komunës së Drenasit ishte fatal për të riun, Liridon Kiçina.

Loading...

Aksidenti në fjalë ndodhi në ora 14:30 dhe në të ishin të përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, të cilin po e ngiste i riu Kiçina.

“14:30 ka ndodhur një aksident në fshatin Zabel të Ulët mes një veture dhe një motoristi. Si pasojë e aksidentit ka vdekur një 28 vjeçar me inicialet L.K. Nuk mund të jemi më shumë informacione tani për tani”, u tha nga Policia e Kosovës.

Ndryshe Indeksonline ka siguruar disa fotografi të 28 vjeçarit që humbi jetën si pasojë e këtij aksidenti.  Ngushëllimet më të sinqerta për gjithë familjarët dhe miqtë e të riut./Indeksonline/