Sot është zhvilluar turniri në shah “Kupa Adem Jashari”, në Restorantin “Freskia” në Skenderaj, ku kanë marrë pjesë shahistë nga Kosova, Shqipëria dhe me gjerë.

Shahisti Llambi Pashko, është fituesi i turnirit në shah “Kupa Adem Jashari” në kuadër të Manifestimit “Epopeja e UÇK-së”, që mbahet për nder të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari, dhe Familjes Jashari, transmeton Drenica Press.

Në mesin e 53 shahistëve të njohur, vendi i parë dhe “Kupa Adem Jashari” i takuan Llambi Pashko nga Shqipëria, vendin e dytë e zuri Muhamet Asllani, vendin e tretë Sylejman Suleviç, vendi i katërt i takoi shahistit Nolerim Saraçi, derisa në vendin e pestë u radhit Alija Ikiç nga Sanxhaku.

Çmimet për pesë vendet e para dhe Kupën “Adem Jashari” të suksesshmëve ua ndau Hamëz Jashari, nipi i heroit tonë kombëtar Hamëz Jashari.