Ky është drejtori i ri i KEK-ut

Më 10 shtator të këtij viti ishte mbyllur konkursi për drejtor menaxhues në Korporatën Energjitike të Kosovës (KEK).

Loading...

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se drejtori i ri i KEK-ut, është zgjedhur Njazi Thaçi, i cili deri më tani ishte Ushtrues Detyre, në këtë institucion.

Thaçi është pjesë e kësaj korporate që nga viti 2007, dhe i plotësonte kushtet që të drejtonte një ndërmarrje publike.

Pas dorëheqjes së Arben Gjukajt, për herë të parë KEK-u ka shpallur konkurs për Drejtor Menaxhues në KEK më 5 prill, ndërsa është rishpallur më 1 qershor dhe për herë të tretë konkursi është hapur më 9 gusht, i cili mbetet i hapur deri më 10 shtator. /Indeksonline/