Ky është deputeti shqiptar që nuk votoi për gjuhën shqipe në Mqedoni (Foto)

Kryetrari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi nuk ka marrë pjesë ne votimin e gjuhës shqipe. Lajmi është publikuar menjëherë në mediat shqiptare në gjuhen shqipe në Maqedoni.

Në media është publikuar lista e të gjithë personave që kanë votuar në seancën e mbajtur për gjuhën shqipe. Në materialin publikuar ne media emri i deputetit Menduh Thaçi rezulton se nuk ka marrë pjesë në votim “Не е присутен”.Ndërkohë, deputetja e PDSH-së Merale Ferati ka votuar PËR. Ligji i gjuhëve sot u miratua me 69 vota “Pro” në të cilën votuan partitë politike shqiptare dhe LSDM-ja.

Kujtojmë se më herët Thaçi është shprehur që është por bashkimit të shqiptarëve në Maqedoni. Ai gjithashtu ka kërkuar ndihmën e Tiranës zyrtare që partitë shqiptare në Maqedoni të jenë të bashkuara. Por ai nuk ka marrë pjesë në takimet e partive shqiptare për unifikimin e qëndrimit për gjuhën shqipe.

Nuk dihet nëse kjo sjelle e Thaçit vjen si pasojë e daljes nga qeveria e Zoran Zaev, nga e cila partia e tij u largua vetëm disa ditë më pare.

Me 69 vota pro dhe asnjë kundër, pa deputetët e VMRO-DPMNE-së, Kuvendi vendosi ta kalojë Propozimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Debati për ligjin e gjuhëve në Kuvend filloi në muajin shtator të vitit të kaluar në Komisionin kuvendor për Çështje Evropiane, ndërsa shumica parlamentare e aprovoi nevojën për miratimin e tij më 15-të nëntor të vitit të kaluar.

Ligji përmban 25 nene, dhe parashikon që në të gjitha organet e pushtetit qendror, institucionet qendrore ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, organizata, komisione, persona juridik që kryejnë aktivitete publike sipas ligjit, gjuhë zyrtare përveç maqedonishtes të jetë edhe gjuha që e flasin 20% e qytetarëve të Maqedonisë, në mënyrë të caktuar me ligj.