Ky është autori që krijoj “Zanën e Skenderajt”, veprën më të bukur për fundvit (FOTO / VIDEO)

“Zana e Skenderajt” që është krijuar me rastin e festave të fundvitit është bërë njëri ndër atraksionet me të bukura të qytetit të Skenderajt, ku me mijëra foto janë shkrepur pranë saj si një vepër tejet interesante, shkruan Drenica Press.

Autori i kësaj vepra tejet të bukur është Dardan Rushiti, një profesor i artit, ai bën të ditur përmes profilit të tij në facebook se kjo ide është krijuar falas për qytetarët e Komunës së Skenderajt. Rushti thotë se: unë, si ide dhe koncept zgjodha personazhin e miteve shqiptare – Zanën e maleve, që siç edhe kemi dëgjuar prej legjendave të Zanave, ato madje shumë burra i kanë zbutur e qetësuar, bile-bile edhe çmendur në rast mospajtimi me kërkesat e tyre!

Ndër të tjera Dardan Rushiti shkruan:

Shoqni

Fillimisht ju falenderoj shume per te gjitha komplimentet para dhe pas realizimit te “Zana me shkop magjik”. Po te mos ishit ju me perkrahjen, pelqimet dhe komentet ne Facebook qe e bene “viral” idene ne postimin e fundit, do te kisha qene shume skeptik per pranimin e kerkeses per realizimin e saj. Sidoqofte, u kerkua dhe u konkretizua diçka pozitive ne qytetin e Skenderajt.

Ka vite qe si shoqni e kerkojme nje shkop magjik dhe jo vetem kaq – kerkojme dike qe ta perdor ate, dike qe nuk eshte ne, dike qe t’i marre persiper te gjitha e qysh thote populli, ne te kalojme “pa nje therre ne kame”

Ndersa une, si ide dhe koncept zgjodha personazhin e miteve shqiptare – Zanen e maleve, qe, siç edhe kemi degjuar prej legjendave te Zanave, ato madje shume burra i kane zbutur e qetesuar, bile-bile edhe çmendur ne rast mospajtimi me kerkesat e tyre!
Zana dmth ne kete rast perfaqeson popullin (qytetaret), mendimin kritik, energjine pozitive dhe te miren, kurse shumicen dhe unitetin e tyre si simbolike ilustrative e shprehin dritat e mbeshtjella mbi formen e saj. Brenda ketij formesimi mund te ndihemi si zana me shkop magjik, ku te bashkuar mund te sjellim ndryshime pozitive, perndryshe te perçare “magjia” nuk do te funksionoje! Keshtu, se bashku dhe gjithmone ne do ta posedojme ate “magji” qe do t’ia ktheje jeten qytetit dhe do te marre rrugen e nje vendi me tipare te mirefillta dhe qytetarie evropiane.

Kurse krejt ne fund dua te falenderoj nje artist dhe bashkepunetor te cilin ne qytet e njohim te gjithe si DuffoDesign! (Armend Rushiti), pa mjeshterine e te cilit, brenda nje kohe tejet te kufizuar, ky rezultat nuk do te ishte arritur.
Po ashtu, faleminderit per kontributin e dhene: Jeton, Erman, Diedon, Ardi, Liki dhe Samet!
Ju dhe qytetaret e tjere jeni shkendija e shkopit magjik!

Fotografia e Dardan Rushiti