23-vjeçari F.Sadiku nga fshati Koretin e Komunës së Kamenicës ka vdekur pas një aksidenti të rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm.

I njejti ishte duke vozitur motorin e tij dhe ndërroi jetë pas përlasjes me një veturë.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur edhe miqt e tij përmes rrjeteve sociale.

Express mëson se si pasojë e aksidentit një person tjetër është në gjendje të rëndë.

Për një javë, dy persona kanë vdekur nga aksidentet në Kamenicë.

Të mërkurën e kaluar, nga aksidenti vdiq 49-vjeçari, Agim Bucolli.