Ky është 21 vjeçari i zhdukur në Mitrovicë, nëse e shihni thirni Policinë

Një 21 vjeçar nga Mitrovica është zhdukur dhe familjarët bëjnë të ditur se nuk e kanë parë për hiç më pak se 24 ditë.

Loading...

Familja thonë se personi i zhdukur nuk ka pasur ndonjë problem me askënd dhe, siç thonë ata, nuk kanë ndonjë dyshim, shkruan gazetametro.net.

Ndërkaq, se nuk ka asnjë pistë të qartë, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi Avni Zahiti, i cili tha se hetimet për të vazhdojnë. Mirëpo, ai theksoi se nuk ka asgjë të re.

“Nuk ka asgjë të re nga ky rast, organet e hetuesisë janë duke e hetuar rastin”, ka thënë Zahiti.

Metro mëson se i zhdukuri është Azem (Feriz) Jusufi nga Vidishiqi, por me banim në Mitrovicë në rrugën ‘Sylejman Shala’. Ai është i lindur më 7 korrik të vitit 1997.

Ndërkohë, burime brenda Policisë kanë thënë se janë kontaktuar dhjetëra njerëz që kanë mundur ta njohin 21 vjeçarin, mirëpo nuk ka asnjë informacion.

Edhe familja kanë thënë se kanë bërë çmos të kontakojnë me njerëzit që Azemi ka njohur, mirëpo ata kanë thënë se askush nuk di gjë për djalin e tyre.

Sidoqoftë, Policia bën të ditur se hetimet po vazhdojnë nëpër gjithë rajonin e Mitrovicës, ani pse kur po bëhen gati një muaj nuk ka asnjë rezultat./gazetametro.net.