KV Skenderaj, bëhet Kampion i Kosovës në Volejboll

Klubi nga Skenderaj në volejboll KV Skenderaj ka fituar titullin e kampionit në volejboll në kuadër të superligës së femrave. KV Skenderaj titullin e kampionit e siguroj pas një ndeshje shumë të vështirë që pati kundër KV Kstriotit që u zhvillua në Ferizaj. Në këtë ndeshje setin e parë e fitoj KV Skenderaj, ndërkaq setin e dytë e të tretin e fitoj KV Kastrioti. Mirëpo vashat drenicake në momentet më vendimtare e kthyen lojën në favorin e tyre ,duke fituar dy sete të tjera në vazhdim për tu bërë kampione të Kosovës në Volejboll./drenicapress/