Kushtoi 20 mld dollarë, u mori jetën 18 punëtorëve, kjo urë kërkon leje speciale që të kalohet

U inaugurua, ndërsa sot është hapur për trafik të rregullt një nga urat me koston më të lartë në botë.

Loading...

Fjala është për urën 20 miliardë dollarëshe që lidh Hogn Kongun dhe Macaun me qytetin tjetër Zhuhai, e cila quhet “the Lucky Knot bridge”.

Punimet në këtë urë kanë zgjatur plot 9 vite, 2 më shumë seç ishte parashikuar për shkak të vonesave, ku sipas zyrtarëve gjatë punimeve kanë vdekur në total 18 punëtorët nga siguria e dobët.

Ura 55 kilometra e gjatë është një pikë lidhëse që përshin në total 11 qytete, ku vetëm Macau ka 68 milionë njerëz. Sipas projektuesve, kjo urë do të shkurtojë ndjeshëm udhëtimin mes qyteteve duke u kursyer nga 30 minuta deri në 3 orë rrugë.

E megjithatë, për të kaluar në këtë urë, shoferët duhet të aplikojnë për një leje speciale.

Pra, për të kaluar këtë urë automjetet duhet të pasjen me një leje speciale.

Por, jo të gjithë janë entuziastë për këtë projekt që sot ka filluar punën, pasi kritikët kanë frikë se Hong Kongu do të tejmbushjet me turistë nga Kina. Vetëm në vitin 2016 Hong Kongu u vizitua nga 56.7 milionë turistë, ndërsa e gjithë Britania e madhe nga vetëm 38.6 milionë turistë.