Kush ishte gazetari i masakruar Jamal Khashoggi?

In this image made from a March 2018 video provided by Metafora Production, Jamal Khashoggi speaks during an interview at an undisclosed location. Eighteen days after Khashoggi disappeared, Saudi Arabia acknowledged early Saturday, Oct. 20, 2018, that the 59-year-old writer has died in what it said was a "fistfight" inside the Saudi consulate in Istanbul. (Metafora Production via AP) (Metafora Production via AP) ORG XMIT: NYHK507

Jamal Khashoggi ishte një prej gazetarëve më me nam të Arabisë Saudite dhe një prej opinionistëve më të mirë politikë të brezit të tij, me një karrierë gati 30 vjeçare, shkruan Periskopi.

Loading...

Arabia Saudite tashmë e ka pranuar se Khashoggi ishte vrarë brenda konsullatës së tyre në qytetin turk, Stamboll, duke thënë që ai vdiq në një sherr ose grindje, por nuk tha asgjë se ku mund të ndodhej trupi i tij.

Khashoggi ishte 59 vjeçar kur u vra. Ai ka lënë pas të fejuarën, Hatixhe Xhingizin, një opinion të të cilit e ka përkthyer Periskopi, dhe katër fëmijë nga martesa e kaluar.

I lindur në Medinë më 1958, Khashoggi dikur ishte i afërt me rrethet e brendshme të familjes mbretërore saudite, ku e mori reputacionin e një reformisti.

I riu Khashoggi kishte studiuar gazetarinë në Universitetin e Indiana-s në Shtetet e Bashkuara dhe e nisi karrierën si korrespondent në gjuhën angleze i gazetës saudite.

Khashoggi u bë i njohur duke mbuluar ngjarjet në Afghanistan, Kuwait dhe Lindje të Mesme gjatë viteve ’90. Ai u takua dhe e intervistoi Osama bin Ladenin disa herë përgjatë asaj dekade, para se ky i fundit të bëhej lider i grupit terrorist al-Qaeda.

Khashoggi nuk ishte ndaluar asnjëherë së shkruari dhe avokuari për lirinë e shprehjes në vendin e tij, dhe në shtator të 2017-s kritikoi klasifikimin e Vëllazërisë Myslimane si terroristë nga Arabia Saudite.

Duke u ndjerë i kërcënuar nga regjimi saudit, ai ishte larguar prej atij vendi për të shkuar në Washington. Ai kishte publikuar një artikull të titulluar: “Arabia Saudite nuk ishte gjithnjë kaq represive. Tash është bërë e padurueshme”.

Princi Khaled Al Saud, guvernatori i Mekës, e kishte kritikuar atë në Twitter pas atij artikulli duke i thënë: “Lidershipit tonë nuk i vyen këshillat nga ti dhe njerëzit e sojit tënd,”.

Pasi ishte bërë redaktor i opinioneve në The Washington Post, Khashoggi u bë më i zëshëm dhe u lidh me presidentin rus Vladimir Putin. /Periskopi