Kush është më i gjatë, Rama apo Vuçiq? Shikoni ndryshimin në dy fotografi

Foto e mësipërme është bërë në 10 nëntor, gjatë vizitës së Edi Ramës në Beograd. Duket qartë që koka e kryeministrit shqiptar është pak më lartë se ajo e homologut serb. Shtypit serb nuk i shpëtoi ky detaj dhe fotografoi këpucët e Edi Ramës që kishin një takë ortopedike bajagi të lartë.

Loading...

A ishte kjo një shenjë se për ta patur kokën më lart se Vuçiqi, Ramës i kishte marrë koka erë? Zyra e shtypit e kryeministrit shqiptar nuk u mor me këtë detaj, por lapsi.al pati mësuar atëherë se taka e lartë ortopedike und të ishte zgjedhur për shkak të problemeve që Rama kishte me shpinën. Megjithatë euforisë së Edi Ramës gjatë vizitës në Beograd, mund t’i shkonin këpucët e larta edhe si shenjë supremacie ndaj homolgut serb. Buja që shkaktoi në Beograd e çoi kryeministrin shqiptar gati në delir, avujt e të cilit po i ndjejmë akoma.

Por në foton më poshtë, të bërë sot gjatë vizitës së Alkesandër Vuçiq në Tiranë, ky i fundit duket më i gjatë se homologu shqiptar. A ka veshur Vuçiq këpucë me taka apo Rama ka zbritur me këmbë në tokë? Nga gjuha që përdori në konferencën për shtyp, nga kujdesi në përzgjedhjen e fjalëve dhe nga përsëritja vend e pavend e shembullit franko- gjerman të pas luftës së II Botërore, Rama me siguri i ka zbathur këpucët magjike. Që e bëjnë të duket më i madh, kur në fakt nuk është. Tani, pa takat ortopedike e sheh botën, Ballkanin dhe Shqipërinë më mirë.

Image