Kush e mori vendimin për daljen publike të UÇK’së dhe kush e shkroi deklaratën e famshme, flet shoku i Adem Jasharit

Bashkëluftëtari i Adem Jasharit, Jetullah Geci, në FRONTAL të T7 ka rrëfyer për vendimin e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me 28 nëntor të vitit 1997, pas vrasjes së mësuesit Halit Geci.

Këtë vendim për të dalë publikisht Geci thotë se e kishte marrë komandanti legjendar Adem Jashari.

Loading...

Teksti i daljes publike të UÇK-së, Jetullah Geci, thotë se ishte shkruar nga Rexhep Selimi.

Gjatë varrimit të mësuesit Halit Geci dhe daljes publike të UÇK-së, Adem Jashari së bashku me një grup ushtarës kishin siguruar terrenin.

Pasi daljes publike, Geci thotë se pastaj janë dakorduar për veprimet e radhës./GazetaExpress/