Kurti viziton Agim Bahtirin

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, së bashku me nënkryetarin Mujka kanë pritur në takim  kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Loading...

Me rastin e vizitës së tij, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur tejet i kënaqur me bashkëpunimin e mirë me kryetarin Bahtiri dhe qeverisjen aktuale në Mitrovicë.

Ai më tutje ka shtuar së arsyeja e vizitës së tij, është të informohet më për së afërmi për projektet aktuale që po zhvillohen në komunën e Mitrovicës.

Kryetari Bahtiri, me respektin me të madhe, ka falënderuar Kurti për vizitën e tij.

Por, lideri i Vetëvendosjes në një mënyrë e ka injoruar kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin që vije nga partia e tij pasi që ende nuk i ka bërë vizitë zyrtare në kryeqytet. Ky mund të jetë konfirmim shtesë se raportet mes të dyve nuk janë edhe aq të mira./