Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër ka pranuar një fanellë të futbollistit të kombëtares së Kosovës nga analisti politik, në fund të emisionit “Debat Plus” në TV Dukagjini.

Kurti tha se uron që Kosova të fitojë ndeshjen e radhës ndaj Malit të Zi që e luan më 14 tetor.

“Uroj në fitore, por para 14-shit e kemi një festë tjetër. Ju e dini që me 6 tetor është një festë edhe më e madhe, dhe ajo (fitorja e Kosovës ndaj Malit të Zi) i ndihmon edhe kësaj (fitoren e VV-së më 6 tetor)”, deklaroi Kurti, shkruan Reporteri.net.

Por edhe pse u pyet nëse do të jetë në stadium, Kurti nuk dha një përgjigje.

Kujtojmë se babai i Milot Rashicës, Nexhmedin Rashica është bërë anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në Komunën e Vushtrrisë. /Reporteri.net/.