Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, ka takuar në Ambsadën amerikane në Prishtinë Përfaqësuesin Special të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin,

Takimi mes Grenell dhe Kurtit ka përfunduar, por ky i fundit nuk është deklaruar për media pasi ka dalë nga takimi, shkruan Reporteri.net.

Pas Kurtit, Grenell në ora 15:00 do të takojë edhe kandidatin e PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli dhe më pas kandidaten e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani.

Ndërkohë takimin e parë Grenell e ka zhvilluar me presidentin Hashim Thaçi, ku është pritur në Presidencë. Pas këtij takimi nuk ka pasur deklarime për media. /Reporteri.net/.

LEXO EDHE : Përfundon takimi Thaçi-Grenell, nuk flasin për media