Albin Kurti nuk do ta pranojë sfidën e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për të “Mbjell një pemë”. Sipas qëndrimeve të Lëvizjes Vetëvendosje mbjellja e pemëve nuk shfajëson luftën e korrupsionit.

Arlind Manxhuka zyrtar për informim në Lëvizjen Vetëvendosje ka thënë mbjellja e pemëve nuk mbron interesat e vendit, duke i shtruar pyetje kryeministrit se  a është në dijeni sesa pemë e lisa shekullorë ka humbur kur ka votuar për demarkacionin

“Ai që nuk zbaton ligjin, që nuk lufton korrupsionin, që nuk mbron interesat e vendit të vet nuk mund të shfajësohet përmes mbjelljes së pemëve. A e din Kryeministri se sa pemë e lisa shekullorë kemi humbur kur 8200 hektarë ja dhanë Malit të Zi?”, ka thënë Manxhuka.

Tutje nga Lëvizja Vetëvendosje janë shprehur mbjelljen e pemëve më mirë është t’ia lëmë shoqërisë civile dhe qytetarëve dhe mos të përdoret për të mbulur probleme të mëdha dhe të mos punës.

“Ka kaluar më shumë se një vit dhe ende nuk po ndodh rishikimi i premtuar. Andaj le t’ja lejmë mbjelljen e pemëve shoqërisë civile dhe qytetarëve e të mos ta përdorim për të mbuluar problemet e mëdha dhe mospunën”, ka thënë Manxhuka.

Të premten, kryeministri Haradinaj ka sfiduar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje në fushatën “Mbjelle një pemë” me qëllim për t’ju japur fëmijëve shembull se duhet të ruhet ambienti.

Përmes një postimi në llogarinë  e tij në Facebook, Haradinaj kishte shkruar që këtë fushatë të mbjelljes së pemës ta vazhdojë Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje – Albin Kurti, drejtuesi i kompanisë teknologjike Gjirafa – Mërgim Cahani, teologu Xhabir Hamitin, Dom Lush Gjergjin, Shejh Xhemajli Shehun, igumeni i Manastirit të Deçanit – Sava Janjiq, tenorin Ramë Lahaj, sopranon Adelina Paloja, alpinisten Arineta Mula dhe këshilltarin e tij Halil Matoshi. /Insajderi.com