Kur’ani 1100 vjeçar i vjetër shfaqet në Bibliotekën e Izraelit

Një Kuran i shekullit të X-të, unik në madhësi dhe stil, është shfaqur për herë të parë si pjesë e një koleksioni të teksteve islame në Bibliotekën Kombëtare të Izraelit.

Loading...

Gjashtëmbëdhjetë tekstet, të gjitha nga shekulli i X deri në shekullin e XVIII-të, shfaqen në një dhomë të vogël, me një hyrje të zbukuruar me lule zbukurimi që i ngjajnë dorëshkrimeve në vitrinë.

“Ne kemi hapur një ekspozitë të vogël, por të fuqishme me dorëshkrime të bukura dhe të rralla islame që tregojnë historinë e kulturës islame përgjatë një mijë vjetësh”, tha kuratori Raquel Ukeles për ekspozitën këtë javë, të quajtur “Zgjidh perlat nga Koleksioni Islam”.

I shfaqur në vitrinë është një Kur’an jashtëzakonisht i vogël dhe i brishtë nga shekulli i X-të, vetëm 68 me 37 milimetra, i cili është shfaqur publikisht për herë të parë.

“Është një Kur’an i ndjeshëm, por është ruajtur mirë”, tha Ukeles.

Biblioteka ka një koleksion prej 1,800 dorëshkrimesh islame, ndërsa kjo është ekspozita e parë e tillë. /Mesazhi/