Kur Njësia Speciale kap për veshi Gjuriqin, serbet dhe serbët bërtasin e shajnë policinë tonë

Në një video që ka paraqitur një portal i Serbisë ‘Blic’, shihet se si Marko Gjuriq ishte kapur për veshi e për qafe nga njësia speciale e Kosovës dhe duke e dërguar në veturë.

Loading...

Serbet e serbët luten e disa mundohen të flasin gjuhen shqipe, por e flasin rëndë, e disa shajnë qubre, disa prej tyre thonë fashistë policisë së Republikës së Kosovës.

Gjuriq shihet në gjunjë,  i gjunjëzuar deri në pikën e fundit, që ka shkelur pa leje territorin e shtetit të njohur ndërkombëtarisht.

Në një moment, Gjuriqi bie përtoke pothuajse dhe anëtarët e policisë e ngrehin zvarr në veri të Mitrovicës.  Serbet bërtasin mes të tjera: “Gjuriq, Idiot, fashist, fashisti, press, gazetar hej”.