Është bërë publike një video e nëntorit të vitit 1997, ku shihet heroi kombëtar Ramiz Lladrovci, së bashku edhe me përfaqësues tjerë të LPK-së, duke thënë se çdo tradhtar do ta merr denimin e merituar dhe se askush nuk do të falet.

Në një video të rrallë të publikuar në rrjete sociale, shihet Lladrovci derisa thotë se LPK e ka të saktësuar se nëse vjen lufta, në statutin e tyre e programin do të vazhdohet me Bashkim kombëtar. Tutje, thuhet se deri më tani është kundërshtuar okupuesi me protesta e demonstrata.

“Lëvizja Popullore e Kosovës prej që vepron e ka në plan program dhe statut se Kosova është Republikë me të gjitha viset e banuar me shqiptarë, veprimtaria e ka pas të saktësume se nëse vjen te lufta…bashkimi i trojeve shqiptare. Meqenëse kushtet dhe rrethanat kanë qenë më herët se ka mundësi që me protesta dhe demonstrata të arrihet shpallja e republikës. Këtë me siguri që do të ishte bë edhe realizim i kësaj po se ta kishin përkrahë Rrahman Morina e Azem Vllasi”, thotë Lladrovci në këtë tubim.

Në atë vit, kur edhe kishte dalë në skenë UÇK-ja, Lladrovci kishte thënë se nuk kishte mbetur më vend për t’i falur ata që tradhtonin. Kësaj here sipas tij të gjithë ata do të merrnin dënimin e merituar.

“Edhe sot kur UÇK-ja del në skenë duke i marrë përsipër aksionet çlirimtare, prap disa mundohen ti akuzojnë dhe t’i quajnë terrorista. Por përparësia është këtu, nëse njëherë e kemi shtri dorën e pajtimit dhe ju kemi dhënë të drejtë dhe kriminelëve dhe tradhtarëve, kanë qenë shqiptarë dhe i kemi falë, këtë herë nuk ka falje, për çdo tradhtar do ta marrë dënimin të merituar me kohë dhe të saktë”, thotë ai në përfundim të kësaj video.