Kujt i kërkon gjithmonë falje? Përgjigjet Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka treguar kujt i ka kërkuar falje gjatë jetës së tij.

Në emisionin Oxygen me Besim Dinën në Klan Kosova, Thaçi ishte përballë pyetjes ‘a i ke kërkuar falje dikujt në jetën tënde’.

Loading...

Ai tha: ‘Sa i përket politikës jo. Gjithmonë i kërkoj falje prindërve të mi që nuk kam pasur mundësi të rri me ta më shumë shkaku i angazhimeve të shumta që kam’.