Një grua ka pësuar lëndime trupore pasi e njëjta ka rënë në një pusetë.

“Ajo ka rënë në një pusetë derisa ishte duke ecur në këmbë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Rasti ka ndodh në sheshin “Hasan Prishtina” në Vushtrri, njofton Klan Kosova.

“Dyshohet se kapaku i pusetës ishte i vendosur në mënyrë të parregullt. Viktima është dërguar për tretman mjekësor”.