Kryetari Lladrovci priti në takim Konteshën suedeze, Walburga Habsburg Douglas

Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim Konteshën e Komunës Skänninge, në Suedi, Shkëlqesinë, Walburga Habsburg Douglas, përfaqësuesen e Bordit nga Diplomacia Internacionale në Suedi, Lena Bäcker dhe kandidaten për parlamentin suedez Aurora Pirraku-Eriksson.

Kryetari Lladrovci falënderoi të pranishmet për vizitën në Komunën e Drenasit me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, me ç’rast i njoftoj rreth pozitës gjeografike të Drenasit, numrit të banorëve, kërkesat dhe nevojat e qytetarëve. Gjithashtu Kryetari Lladrovci njoftoi për gjendjes e arsimimit, shëndetësisë, zhvillimit ekonomik, tërheqjen e investitorëve në Park të Biznesit aktual dhe Parkun e Biznesit të ri, ambientit, ujrave të zeza, deponive inerte, kanalizimeve dhe çështje tjera në interes.

Kontesha Walburga u shpreh shumë e entuziazmuar me të arriturat e Komunës së Drenasit që nga përzgjedhja e Kryetarit Lladrovci në krye. Ajo tha se “jam shumë e lumtur që gjendem pranë një njeriu kaq punëtor dhe të përkushtuar ndaj popullit të tij, duke qenë se kemi 24 orë në ditë, ndërsa 8 prej tyre i kalojmë në punë, mahnitem duke parë se ju zotëri Lladrovci kaloni më shumë se kaq orë duke iu përkushtuar punës suaj. Vetë mënyra juaj se si punoni me kaq shumë ambicie të përmirësoni politikat e ambientit, ujrave, zhvillimit ekonomik dhe çdo gjë që ju rrethon në komunën tuaj, njësoj sikur të ishte shtëpia juaj. Puna juaj për mua ka vlerën më të madhe në botë. Vetë mënyra juaj kaq shumë që jeni i informuar, tregon përkushtimin tuaj ne punë”.

Kryetari Lladrovci në fund të takimit i nderoi me nga një dhuratë modeste si dhe me mirënjohje për kontributin e pa kursyer për shqiptarët e Republikës së Kosovës. Delegacioni suedez, kanë vizituar edhe Qendren për Mbrojtjen e të Drejtave të Grave në Drenas.

Lexo tjetër  Drenas, aksident në fshatin Terstenik (VIDEO)

Kontesha, Walburga Habsburg Douglas, Lena Bäcker, Aurora Pirraku të shoqëruar nga kryetari Lladrovci, kanë vizituar edhe varrezat e dëshmorëve në Gllanasellë ku prehet Heroi i Kombit, Fehmi e Xhevë Lladrovci. Pastaj së bashku me kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, kanë pritur në drekë​ në Gllanasellë delegacionin suedez.

Fotografia e Komuna e Drenasit

Fotografia e Komuna e Drenasit

Fotografia e Komuna e Drenasit

Fotografia e Komuna e Drenasit

Fotografia e Komuna e Drenasit