Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit: Çlirimtarët u dënuan në bazë të thashethemeve

Ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit Komunal të Komunës së Drenasit, Naim Bazaj. Sipas tij të gjithë të dënuarit sot nga EULEX janë të dënuar pa fakte.

Loading...

“Gjeneralët e Zonës Operative të Drenicës, Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Jahir Demaku, Zeqir Demaku, Nexhat Demaku, Fadil Demaku, Bashkim, Driton, Agim e Selman Demaj dhe gjithë të tjerët u dënuan pa kurrfarë faktesh vetëm pse ishin çlirimtar dhe njerëz me karakter kombëtar dhe patriotik të dëshmuar në luftë, ashtu edhe në paqe”, ka thënë Bazaj.

Sipas tij është shqetësuese se si një gjykatë merret me thashetheme dhe montime politike të kohës së Titos.

“Është shqetësuese se një gjykatë u morr me thashetheme të disa personave të ekuilibruar psikik dhe me montime nga partitë politike të Kosovës sikur në vitet 80-ta të TITOS, ku ata të cilët nuk shkonin rrugës së tij, i dënonte me thashetheme”, thuhet mes tjerash në reagimin etë parit të kuvenit komunal në Drenas./DrenicaPress/