Kryesia e LDK-së bëri homazhe te përmendorja e Enver Malokut

 
Sot në lagjen Kodra e Diellit në Prishtinë, një delegacion i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i udhëhequr nga sekretari i përgjithshëm z. Ismet Beqiri në emër të kryesisë së LDK-së, bëri homazhe te përmendorja e Enver Malokut, në 20 vjetorin e vrasjes së tij.
Enver Maloku është vrarë në pasditen e 11 janarit 1999 pak metra prej banesës së tij në lagjen Kodra e Diellit në Prishtinë. Vrasësit e tij kurrë nuk janë arrestuar dhe vënë para drejtësisë.