Kryeministri merr vendim për zëvendësministrin Musa Cena

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme e ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Musa Cena.

Loading...

Haradinaj ka deklaruar se vendimi është marr mbi bazën e dyshimit se vepra është kryer gjatë mandatit aktiv të tij.

Derisa ka thënë se lirimi është bërë për t’i dhënë hapësirë organeve të rendit e të ligjit, që të ndjekin dhe gjykojnë paanshmërisht.

Postimi i plotë i Haradinajt: 

Sot kam liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Musa Cena. Vendimi është marr mbi bazën e dyshimit se vepra është kryer gjatë mandatit aktiv të tij. Ftoj organet e rendit dhe të drejtësisë, që ta kryejnë punën me përgjegjësi në çdo situatë. Lirimi është bërë për t’i dhënë hapësirë organeve të rendit e të ligjit, që të ndjekin dhe gjykojnë paanshmërisht.

Ndryshe, Musa Cena, është arrestuar nga Policia e Kosovës për shkak të involvimit në veprat penale “Marrje e Rryshfetit” dhe “Keqperdorim i Pozites apo Autoritetit Zyrtar”.