Kryeministri Haradinaj kërkon të shpërndahet kjo video

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook një video e cila pasqyron Kosovën si shtet, nga ku shihen Policia e Kosovës, Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës e disa nga artistët që kanë arritur famë botërore, shkruan Gazeta Express.

 “Kosova është një vend i vogël por me zemër të madhe”, thuhet në videon 1-minutëshe të cilën e ka shpërndarë i pari i Qeverisë.

Loading...

Përmes saj, flitet edhe për zhvillimin ekonomik të vendit.

Në po të njëjtën video thuhet se puna në Kosovë kryhet me shumë pasion, ashtu siç na mësuan të parët, duke shfaqur edhe disa produkte vendore.

Ndërkaq në fund janë pamje të yjeve botërore që vijnë nga Kosova,  Dua Lipa, Rita Ora, Era Istrefi, Majlinda Kelmendi, Ramë Lahaj, Xherdan Shaqiri, Lorik Canaj, e shumë artistë të tjerë përmes të cilëve thuhet se po dëgjohet zëri ynë anë e mbanë botës./Express/