KRM “Pastrimi” në Drenas iu shtua edhe një kamion për bartjen e mbeturinave

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë, njofton të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit se që nga sot Kompanisë “Pastrimi” në Drenas, iu shtua edhe një kamion për bartjen e mbeturinave, gjë që do të lehtësojë punën e kompanisë “Pastrimi” e sidomos në pjesët rurale, gjegjësisht në fshatrat malore.

Me këtë rast, Drejtoresha për Shërbime Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi ka falënderuar Kompaninë “Pastrimi” në Prishtinë për bashkëpunim, duke shpresuar që ky bashkëpunim të vazhdon edhe më tutje.