Krimi në ish-Bllok/ Çfarë deklaroi në komisariat Elvana Gjata, bashkë me të edhe familjarët e këngëtares

as sherrit që degjeneroi deri në përdorimin e armëve dhe për pasojë vrasjen e 26-vjeçarit Fabiol Gaxha dhe plagosjen e Ervis Martinajt, i njohur si biznesmen i shumë pikave të basteve në Tiranë, bashkë me mikun e tij Eljo Hato, Elvana Gjata u shoqërua në komisariat.

Loading...

Sipas të dhënave të deritanishme nga policia, shkak i sherrit mendohet se është bërë një ngacmim i këngëtares së njohur Gjata, e cila ndodhej bashkë me dashurin e saj Ervin Mata dhe disa personave të tjerë në lokalin ‘Monopol’ ku ndodhi krimi i trefishtë.

Ka qenë biznesmeni i njohur në Tiranë Mata ai i cili ka kërkuar ndihmën e të njohurve të tij, të cilët kanë mbërritur të armatosur dhe nga sherri i nisur verbalisht ka përfunduar në përdorimin e pistoletave. Për pasojë, truproja i Ervis Martinajt, Fabiol Gaxha mbeti i vdekur me një plumb në kokë dhe një në gjoks.

Menjëherë pas ngjarjes, policia ka shoqëruar në komisariat këngëtaren Elvana Gjata. Ajo ka dhënë dëshminë e saj para inspektorëve, ku ka pranuar se ishte nën shoqërinë e biznesmenit Mata, ndërsa ende nuk janë zbardhur detaje të tjera.

Sipas news 24, në komiasariat janë shoqëruar edhe familjarë të këngëtares për të dhënë dëshminë e tyre, ndërsa aktualisht këngëtarja është në gjendje të rënduar psikologjike.