Krijohet shteti më i ri dhe më i vogël në Europë

Mbretëria e Enklavës është shteti më i ri i themeluar në një copë toke mes Sllovenisë dhe Kroacisë, vetëm disa javë pas krijimit të Liberlandit, një tjetër shtet i vogël në Ballkan.

Loading...

Mbretëria e Enklavës është shteti më i vogël i Evropës, me një territor prej 304 metrash katrorë. Ai ndodhet afër qytetit Melika të Sllovenisë dhe rreth 48 km larg Zagrebit, kryeqytetit kroat.

Ai nuk është njohur ende ndërkombëtarisht, por ai do të prezantohet para botës si shteti i ëndrrave.

Ky territor i cili u zbulua nga disa aventurierë polak , të cilët planifikojnë ta shndërrojnë atë në një parajsë  të taksave, me pesë gjuhë zyrtare: anglisht, polonisht, sllovenisht, kroatisht dhe mandarine.

enklavaNjë prej themeluesve, Piotr Wawrzynkiewicz, tha se ideja e krijimit të këtij shteti rrjedh nga dëshira që të krijohet një vendbanim ku gjithkush pa marrë parasysh racën, etninë, kombësinë, të ketë lirinë të shprehin hapur atë çka e mendojnë, të studiojnë të lirë, të përfitojnë financiarisht të mos paguajnë taksa.

Në Mbretërinë e Enklavave që u krijua në bazë të konceptit “Terra nullius” ose “Toka e askujt” akoma nuk jeton askush.

Megjithëse në të nuk jeton ende asnjeri, ky shtet ka shpallur deri tani 5 mijë persona nderi. Ai pritet të organizohet politikisht dhe hapet për njerëzit që do të duan të jenë banorët e rij.