Krijimi i ushtrisë kosovare bënë jehonë edhe në mediet beogradase

Miratimi i draft-ligjit për krijimin e ushtrisë kosovare nga ana e Komisionit Parlamentar për Mbrojte, Sigurisë dhe Mbikëqyrje të FSK-së, ka ngjallur reagime edhe në mediet beogradase.

Loading...

Gazeta elektronike “Telegraf.rs” ia ka kushtuar një shkrim të vecant këtij vendimi të parlamentarëve kosovarë.

“Kosovskoj skupštini prosleđeni Nacrti zakona o KBS, Srpska lista se oštro protivi: To jasno ukazuje na stvaranje Vojske Kosova”, është titulli në gjuhën serbe të këtij mediumi.

Ata kanë cituar deputetin e Listës Srpska, Zoran Mojsiloviq i cili është shprehur kategorik kundër kësaj çështje.

“Po shihet qartë se më këto tri projektligje po bëhet FSK-ja ushtri pavarësisht që nuk po i ndërrohet emri”, është shprehur ai.

Edhe portali tjetër informativ “Tanjug” ka raportuar për këtë vendim të parlamentarëve kosovarë./Indeksonline/