Kreativitet arti në Skenderaj, nesër do të befasohen banorët e këtij qyteti (FOTO)

Një ngjarje interesante arti do të ndodh gjatë ditës së enjte në Skenderaj, ku në kuadër të Muaji i Diasporës, do të ketë muzikë live në një autobus, shkruan Drenica Press.

Loading...

Ky aktivitet do të zhvillohet në një autobus, i cili është do të merr pamjen e një kafiterie nga brenda, ku qytetarët në këtë autobus do të dëgjojnë muzikë live nga këngëtarja Donika Rushiti, përcjellë Drenica Press.

Lidhur me këtë aktivitet për portalin Drenica Press, vet ideatorja e këtij aktiviteti Donika Rushiti tha: Unë në bashkëpunim me Komunën, Qendrën Rinore dhe pronarin e N’BUS kemi organizar një aktivitet të enjtën në Sheshin “Adem Jashari” duke filluar nga ora 20.00.
N’BUS ( është një minibus i improvizuar brenda si një kafiteri). Ne do të këndojmë në shesh me kitarë, kuptohet muzikë akustike.

Sipas Donikës, ky aktivitet do të përsëritet disaherë gjatë muajit të Diasporës në Skenderaj./DRENICA PRESS/