Kosovarit i bien shumë para në market, Policia kërkon ndihmë për ta gjetur dhe për t’ia kthyer

Policia e Kosovës ka njoftuar që një personi në një market në Fushë Kosovë i kanë humbur një shumë e konsiderueshme e parave, shkruan Gazeta Metro.

Loading...

Përmes një njoftimi, nga Policia kanë bërë të ditur që paratë janë gjetur dhe janë në stacionin policor të Fushë Kosovës. Prandaj, kërkohet personi që e ka humbur këtë shumë të parave që të shkojë në këtë stacion dhe t’i marrë paratë.

Rasti i humbjes së parave, siç thuhet në këtë njoftim, ka ndodhur më 28 prill. Paratë kishin rënë në dysheme të marketit, kurse pronari nuk është gjendur ende. /gazetametro.net