Kosova sonte luan me Azerbajxhanin, vendin që votoi kundër Kosovës në Interpol

Njëra prej shteteve të shumta që sot dha votë kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL është edhe Azerbajxhani. Pikërisht sonte, kombëtarja e tyre do të zhvillojë lojë futbolli në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Loading...

Kosova do të jetë nikoqire e Azerbajxhanit në takimin e fundit dhe më të rëndësishëm në Grupin 3 të Ligës D, i cili do ta përcaktojë fituesin e grupit, që nënkupton promovim në një nivel më të lartë të Ligës së Kombeve, Ligën C, si dhe play-off në rrugë për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20 e 45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova duhet të paktën të barazojë në mënyrë që të kalojë në gjysmëfinale të Grupit D, ku më pas do të takohet ose me Gjeorgjinë ose me Maqedoninë, shkruan Ballkani.info.

Përgatitjet tashmë kanë përfunduar dhe tifozët e Kosovës “Dardanët” janë gati për të mbështetur Kombëtaren tonë. /Ballkani.info/