Kosova po bëhet edhe me një stadium të nivelit ndërkombëtar

Gjatë këtij viti Kosova i ka zhvilluar ndeshjet në stadiumin e rinovuar “Fadil Vokrri”.

Loading...

Mirëpo “Dardanët” së shpejti pritet të kenë edhe një stadium që i plotëson kriterët për të zhvilluar ndeshje ndërkombëtare.

FFK ka bërë të ditur se stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë do të filloj rikonstruktimin për të plotësuar standardet që kërkohen për nivelin e katërt.

“Stadiumi Olimpik “Adem Jashari”, aty ku nisi historia e re e futbollit të Kosovës. Më 5 mars të vitit 2014 në këtë stadium u zhvillua ndeshja e parë miqësore ndërkombëtare nën patronatin e FIFA-s, Kosova – Haiti (0:0). Në të ardhmen e afërt, ky stadium, pritet t’i nënshtrohet rinkontsruktimit të plotë, në mënyrë që t’i plotësojë standardet e UEFA-s për kategorinë e katërt”, shkruhet në njoftimin e FFK-së.