Kosova ngritet për 33 pozita në renditjen botërore pas suksesit në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka shënuar ngritje në renditjen botërore të shteteve, pas suksesit në Ligën e Kombeve.

Loading...

Në fazën e grupeve të Nations League, Kosova përfundoi si fituese e grupit 3 të Ligës D, transmeton Insporti.

Me 4 fitore dhe 2 barazime në gjashtë ndeshje, ‘Dardanët’ e përfunduan aventurën në fazën e grupeve me 15 gola të shënuar, më shumë se cilado kombëtare tjetër në këtë garë.

Kosova tani renditet në pozitën e 84-të në ‘World Football Elo Ratings’, që publikohet nga faqja eloratings.net

Përfaqësuesja e Kosovës kështu është ngritur për 33 pozita më lartë nga viti i kaluar, ku e ka përmbyllur vitin pa asnjë humbje të vetme.

Ekipi i Challandes këtë vit ka zhvilluar gjithsej 9 përballje, ku 7 prej tyre i ka fituar, dhe ka dy barazime.

Kombëtarja shqiptare renditet 4 pozita më lartë, në vendin e 80-të në këtë ranglistë. /Insporti.com