Kosova mban stërvitjen e parë para ndeshjes me Azerbajxhanin

Kosova ka mbajtur stërvitjen e parë para ndeshjes me Azerbajxhanin.

Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet nesër (e martë) me Azerbajxhanin në kuadër të ndeshjes së fundit në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve.

Loading...

Pas një triumfi të madh ndaj Maltës, ku fituam 5 me 0 në udhëtim, nesër në stadium ‘Fadil Vokrri’ një përballje tejet e rëndësishme, raporton “lajmi.net”.

Kosova do ta kërkoj promovimin në Ligën C, ndërsa një barazim apo fitore, do i kryente punë ndaj Azerbajxhanit.

Lojtarët e Kosovës kanë shpenzuar mjaftë energji ndaj Maltës, por sot janë shfaqur mjaftë të disponuar në stërvitje. /Lajmi.net/