Kosova me dy mundësi për kualifikim, por Shqipëria vetëm me një!

Tashmë është tërhequr edhe shorti për kualifikimet e Euro 2020.

Loading...

Ndeshjet do të fillojnë në mars të vitit 2019 dhe kjo shihet si mundësia e vetme për kombëtaren shqiptare dhe të parën për përfaqësuesen e Kosovës.

Dy skuadrat e para të grupeve kualifikohen në Euro 2020.

Shqipëria është në Grupin H, një grup konsiderueshëm më i lehtë se sa i Kosovës.

Por, Shqipëria e ka këtë si shans të vetëm për kualifikim andaj duhet që të luftojë me Islandën e Turqinë si pretendentet për vendin e dytë, pasi Franca është favorite absolute në këtë grup. Në rast të eliminimit, Shqipëria nuk merr pjesë në Euro 2020.

Foto: Getty Images/Guliver

Kosova në anën tjetër ëshë në Grupin A, ku kualifikimin do ta luftojë fillimisht në këto eliminatore, e ku ka Anglinë si super favorite dhe tri kombëtare tjera shumë të vështira për t’u mposhtur, si Mali i Zi, Bullgaria dhe Republika Çeke.

Kosova në rast se nuk kualifikohet do të ketë edhe një mundësi të dytë, për dallim nga Shqipëria.

Përfaqësuesja dardane për shkak se doli në vendin e parë të grupit në Ligën D të Ligës së Kombeve do të ketë edhe një mundësi të dytë nëse nuk arrin kualifikimin.

Kosova luan në playoffin e Ligës së Kombeve në mars të vitit 2020, ku fillimisht luan me Maqedoninë si mysafire, e më pas me fituesin e duelit Bjellorusi – Gjeorgji, e në rast të dy fitoreve, do të arrinte Kampionatin Evropian, Euro 2020.

Euro 2020 mbahet në 12 vende të ndryshme të Evropës, për herë të parë në histori. /Telegrafi/