Kontrollohen 2 lokale të natës në Drenas, identifikohen 12 punëtore femra

Me datë 9 dhe 10 nëntor Policia e Kosovës (PK), në këtë rast  Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, Njësia në Prishtinë, ka zbatuar planin operativ “Nëntori 2018”, me karakter parandalues me qëllim të kontrollimit dhe inspektimit rutinor të lokaleve të natës, për identifikimin e viktimave të mundshme të trafikimit me njerëz.

Loading...

Plani Operativ ka përfshirë rajonin e Prishtinës dhe është zbatuar në bashkëpunim dhe mbështetje të njësive speciale operative në Prishtinë, me zyrtar të ATK-se, dhe Inspektorëve Komunal.  

Janë kontrolluar dy (2) lokale:

Një në Komoran-Drenas

Një në fsh.Orllat-Drenas.

Gjithsejtë janë identifikuar 12 punëtore femra, prej tyre 8 shtetase të R.se Shqipërisë dhe 4 femra punëtore të R. Kosovës.

Shtetaseve të huaja (8), ju janë konfiskuar dokumentet nga ana e Drejtorisë për Migrim dhe të huaj, për procedim të mëtutjeshëm.

Vlen të ceket në njërin lokacion gjatë bastisjes është gjetur një revole e tipit Zastava e kalibrit  6.35, si dhe një karikator me tre fishek.

Gjatë kontrollit në veturën e njërit pronar është gjetur dhe sekuestruar një sasi e narkotike, dy qese për afërsisht 3 gr. 

Inspektorët komunal dhe zyrtarët e ATK-së, kanë shqiptuar gjoba lokaleve në mungesë të dokumentacioneve përkatëse, dhe janë mbyllur të dy lokalet, për pa rregullsi.

Planin Operativ ka përfunduar rreth orës 01:30 të datës 10.11.2018, pa ndonjë incident.