Konkurs rajonal për tregime të shkurtëra letrare

Është hapë për herë të parë është hapur konkurs rajonal për tregim të shkurtër –Biber. Tema e konkursit është “pajtimi” në kontekst të trashëgimisë nga lufta dhe dhuna në vendet e ish Jugosllavisë, sidomos në periudhën prej vitit 1991 e deri në vitin 2001.
Në këtë konkurs ftohen të gjithë autorët dhe autoret të cilët shkruajnë në gjuhën shqipe, maqedonase, boshnjake, malazeze, kroate dhe serbe që të dërgojnë tregimet e tyre. Thirrja iu referohet autorëve dhe autoreve të afirmuar, si dhe atyre të cilët nuk kanë botuar deri më tani.
Konkursi është i hapur deri më datë 06.09.2015.
Autorët/et e tre tregimeve më të mira do të shpërblehen me shpërblim në të holla prej:
 Shpërblimi i parë – 800 euro
Shpërblimi i dytë – 600 euro
Shpërblimi i tretë – 400 euro
Më së paku njëzet vepra të zgjedhura do të botohen në një përmbledhje shumë gjuhëshe.
Jurinë e përbëjnë Doruntina Basha, Faruk Shehiq dhe Bojan Krivokapiq.
Konkursi organizohet nga ekipi Biber në bashkëpunim me Qendrën për Aksion të Padhunshëm Sarajevë-Beograd.
Vendimi i jurisë do të shpallet më datë 31.01.2016.