Konfrontim fizik mes aktivistëve të VV-së dhe të deleguarve të presidentit Thaçi?

Protokolli Shtetëror ka marrë udhëzimin dje që ta bëjë sot vendosjen e flamurit shtetëror në zonën që njihet si “Rrethi i Spitalit”.

Loading...

Kjo është konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme, që kanë treguar se përkrah flamurit kombëtar do të bëhet edhe vendosja e flamurit shtetëror.

Ceremonia e shënimit të pavarësisë udhëhiqet nga presidenti Hashim Thaçi, që ka marrë vendim për vendosjen e flamurit.

Mirëpo, Vetëvendosje e cila drejton edhe komunën e Prishtinës, e ka kundërshtuar vazhdimisht vendosjen e flamurit të Kosovës dhe heqjen e flamurit të Shqipërisë.

Portali Veriu.info mëson se sot mund të ketë konfrontim fizik mes aktivistëve të VV-së dhe zyrtarëve të shtetit që pritet ta zëvendësojnë flamurin.

Vendosja e flamurit të Kosovës në këtë pjesë në hyrje të kryeqytetit bëhet për nder të dhjetë vjetorit të pavarësisë.