Konfiskohen 82 kg. drogë në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për konfiskimin e 82 kilogramëve drogë në Rajonin e Mitrovicës Veri.

Loading...

Sipas policisë, dje me datë 28.02.2018, gjatë punëve intenzive policore operacionale dhe hetimore Policia e Kosovës ka arritur të marr informata relevante se në fshatin Suhodoll, në një shtëpi të një personi mashkull kosovar/serb gjendet sasi e substances se dyshuar si drogë. Policia me njesitet relevante, asistuar edhe nga stacioni policor Mitrovicë veri, sipas procedurave ka ndermarr veprimet e nevojshme dhe pas realizimit të kontrollit, në tavanin e shtepisë së lartcekur janë gjetur dhe konfiskuar 27 pako që dyshohet se janë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, të destinuara për shitje, dhe pesha totale ka rezultuar; 81 kg. e 825 g. (afër 82 kg).

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent për veprime të tjera sipas procedurave ligjore.

Policia e Kosoves mbetet e përkushtuar në angazhimet e saj dhe nuk do te toleroj asnjë veprim që bie ndesh me ligjet e vendit, e në veqanti do të jet e pakompromis në luftimin e dukurive negative dhe trafikimit me narkotik.