Konferenca e parë ndërkombëtare: “Menaxhimi me sigurinë në qarkullimin rrugor në Evropën Juglindore – sfidat dhe udhëzimet për veprim”

Këshilli republikan për siguri në komunikacion, është trupi kryesor në Republikën e Maqedonisë në sferën e trafikut rrugor i cili kujdeset për realizimin, avancimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit dhe koordinimit në punët parandaluese të organeve shtetërore, institucioneve dhe personave tjerë juridik dhe subjekteve tjera për sa i përket çështjeve të vetë-mbrojtjes dhe inicion bashkëpunim dhe zbatim të aktiviteteve dhe masave për përmirësimin e trafikut rrugor, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Loading...

Me qëllim të përmbushjes së qëllimeve të parapara në Dekadën për siguri në trafikun rrugor dhe këmbimit të praktikave dhe përvojave më të mira, KRSKR e organizon Konferencën e parë ndërkombëtare me titull: “Menaxhimi me sigurinë në qarkullimin rrugor në Evropën Juglindore – sfidat dhe udhëzimet për veprim”.

Sponsor i konferencës është presidenti i shtetit, Gjorgje Ivanov dhe në të pritet të marrin pjesë njerëzit e parë të trupave kombëtare nga rajoni.

Konferenca do të mbahet prej 29.09.2016 deri më 01.10.2016 në hotelin Aleksandar Palas në Shkup./Telegrafi/