Sot në disa lokacione janë hapur mbi 6 km rrugë fushore, nga drejtoria e Bujqësisë e Komunës së Suharekës.

Në Vraniq, Studençan dhe Napërbisht, sot janë hapur këto rrugë fushore, për të mirën u bujqve që t’i punojnë tokat e tyre dhe të kenë qasje më të lehtë në këto toka bujqesore.

Për të parë punën në hapjen e këtyre rrugëve ka qenë edhe drejtori i Bujqësisë z.Xhevxhet Gashi, i cili u shpreh: “ do të jemi afër njerëzve që punojnë çdo herë, duke i përkrahur si me hapje të rrugës tek tokat e tyre, po ashtu edhe duke i përkrahur me subvencione të ndryshme”. Hapja e rrugëve fushore, do të vazhdojë edhe ditëve në vazhdim edhe në fshatrat tjera të Komunës së Suharekës.