Gjatë ditës së sotme Drejtoria e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Ambientit të Komunës së Skenderajt ka rrënuar terasen e lokalit restaurant “Prima”, përcjellë Drenica Press.

Në lidhje me këtë veprim, komuna e Skenderajt deklaron se: “Në funksion të zbatimit të vendimit të Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Ambientit të Komunës së Skenderajt, për lirim të hapësirave publike, dhe mbi parimet e kryetarit z.Bekim Jashari, për transparencë të plotë, llogaridhënie dhe sundim të ligjit, sot Drejtoria e Inspektorit ka zbatuar vendimin për rrënim të një pjese të objektit, përkatësisht terasës së restoranit “Prima”, në rrugën “28 Nëntori”.

Për terasën e biznesit në fjalë, ka pas vendim të jashtëligjshëm nga qeverisja e kaluar.

Pronarit në fjalë i është lejuar vetëm ceradë-mbulesë për terasë me dimensione të caktuara, por jo edhe të bëjë ndërtim metalik.

Me këtë rast, Drejtoria e Urbanizmit ka shfuqizuar vendimin për leje të përkohshme që i është lëshuar pronarit, e të cilit Drejtoria e Inspektoratit më 31 maj të këtij viti ia ka dërguar vendimin për vetë-rrënim në afat prej 15 ditësh, por ky vendim nuk është zbatuar nga pronari i Restaurantit “Prima”, gjë që ka detyruar Inspektoratin të rrënojë terasën – aneksin e objektit.

Aksioni i sotëm është zhvilluar pa asnjë problem, duke falënderuar edhe Policinë e Kosovës për bashkëpunim të shkëlqyer.

Komuna e Skenderajt, nën udhëheqjen e kryetarit Jashari, po vazhdon të vendos rregulla të përcaktuara me legjislacionin në fuqi, sa i përket shfrytëzimit të përkohshëm të hapësirave publike, me qëllim të realizimit të projekteve zhvillimore e urbanistike në interesin e përgjithshëm qytetar si dhe krijimit të hapësirave publike.”Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj